LifeStyle

Nëse u përgjigjeni me “Po” shumicës prej këtyre 9 pyetjeve, ju jeni të sigurt emocionalisht

Njerëzit emocionalisht të sigurt jetojnë në mënyrën e tyre dhe i përmbahen vlerave dhe besimeve vetjake në çdo situatë.
 
Sipas Cortney S. Warren, një psikologe e trajnuar në Harvard, siguria emocionale mund t’i ndihmojë njerëzit të kenë më shumë mirënjohje për të mirat në jetën e tyre, si dhe të jenë më kreativë, spontanë dhe të lirë.
 
Nëse u përgjigjeni “po” shumicës prej këtyre pyetjeve, ju jeni më të sigurt emocionalisht se shumica e njerëzve:
 
1. A mund të dëgjoni këndvështrime të ndryshme edhe kur nuk jeni dakord? Njerëzit e sigurt emocionalisht dëgjojnë mendimet e të tjerëve pa reaguar në mënyrë agresive.
 
2. A mund të vendosni kufij të shëndetshëm? Siguria emocionale lidhet me njohjen e vetes dhe vendosjen e kufijve bazuar te vlerat tuaja. Rrjedhimisht, njerëzit e sigurt emocionalisht artikulojnë sesi duan të trajtohen dhe përcaktojnë reagimet e tyre nëse ata kufij nuk respektohen.
 
3. A e pranoni një situatë të caktuar edhe kur e keni gabim? Të gjithë ne gabojmë, por mund të jetë shumë e vështirë ta pranojmë. Njerëzit e sigurt emocionalisht marrin përgjegjësi dhe të kërkojnë falje për veprimet e tyre edhe kur e kanë gabim.
 
4. A i njihni vlerat dhe besimet tuaja? Siguria emocionale lidhet me të qenit autentik, të njohësh vlerat e dikujt dhe të veprosh në një mënyrë që është në përputhje me to në të gjitha situatat e jetës.
 
5. A i shprehni emocionet negative me respekt? Kjo do të thotë të komunikosh ndjenjat e tua në një mënyrë të respektueshme.
 
6. A pranoni kritika nga të tjerët? Pranimi i kritikave është një shenjë kryesore e sigurisë emocionale.
 
7. A përpiqeni vazhdimisht të ndryshoni dhe të rriteni? Këta njerëz nuk kanë frikë të përqafojnë ndryshimin. Ata gjejnë gëzim dhe kënaqësi në idenë për të mësuar dhe për t’u bërë versioni më i mirë i vetes.
 
8. A e ndaloni veten që të mos reagoni në mënyrë impulsive? Njerëzit emocionalisht të sigurt priren të jenë të aftë në zgjedhjen e përgjigjeve ndaj situatave të vështira. Ndaj, shpesh ata nuk reagojnë në mënyrë impulsive, por i shprehin gjërat qartë.
 
9. A keni besim se gjithçka do të shkojë mirë, pa marrë parasysh sfidat? Sa më të sigurt të ndiheni në lëkurën tuaj, aq më shumë liri do të keni për të shijuar jetën duke ndërtuar marrëdhënie kuptimplote dhe autentike.