Lajme

Nesër Berisha paraqitet në SPAK, gazetarja zbulon detajet: Ngelet i pafajshëm deri në momentin që nuk ka një…

Nesër lideri i opozitës, Sali Berisha do të paraqitet në SPAK, ku mesa duket nga ajo që qarkullon në rrethet mediatike, mund të ketë dhe akuza të tjera ndaj zotit Berisha veç atyre që janë bërë publike deri tani.

Për të kuptuar më shumë mbi këtë temë, e ftuar në një emision televiziv ishte gazetarja Sonila Agostini.

“Në kushtet që është, më e pakta që PD-ja dhe gjithë trupa e Partisë Demokratike mund të bëj është që të pres ditën e nesërme se çfarë akuzash do të ngrejë Prokuroria e Posaçme ndaj zotit Berisha. Zoti Berisha ngelet i pafajshëm deri në momentin që nuk ka një vendim gjykate. Gjatë dy viteve të fundit, kemi jetuar mes dy propagandave, propagandës që bën opozita që thotë SPAK-u vepron politikisht dhe propagandës që bën opozita që thotë që qeveria është e korruptuar dhe ka dhe një propagandë tjetër të padukshëme që është reagimi në një farë kuptimi që marin rrjetet sociale, gazetarët dhe mediat, të cilët qëndrojnë si vëzhgues të të gjithë kësaj zhurme të madhe që bëhet mes të dyjave palëve politike”, u shpreh ndër të tjera gazetarja Sonila Agostini.