Klea Huta dhe Elgit Doda do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë ditën e nesërme, e cila është një ditë e vecantë për ta pasi djali i tyre, Kridi, feston 3 vjetorin. Dasma do të mbahet në Livadh, Himarë, ndërsa së fundmi është zbuluar se kush do të performojë.
Burime për revistën “Who” bëjnë të ditur se këngëtaret Artjola Toska dhe Juliana Pasha do të ndezin atmosferën e dasmës.
Kujtojmë se Klea dhe Elgiti janë bashkë prej vitesh tashmë, dhe kanë qenë gjithmonë një nga çiftet më të preferuar të publikut.