Lajme

Nesër në Prishtinë fillon gjysmëvjetori i dytë

Nesër e (hënë) në të gjitha shkollat e kryeqytetit do të nisë gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor.

Këtë e ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës përmes një njoftimit, e cila ka thënë se janë bërë ndërhyrje dhe marrë masa për të siguruar ambient të sigurt për nxënësit

“Pas ndërhyrjeve dhe menaxhimit të suksesshëm të situatës pas reshjeve të shumta, njoftojmë se nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Kryeqytetit. Falë angazhimit të ekipeve në terren dhe masave të marra, është siguruar ambient i sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor. Urojmë nxënësve një rikthim të mbarë në shkollë”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, ministria e Arsimit kishte marrë vendim që fillimi i gjysmëvejtorit të dytë i paraparë të nisë më 8 janar të shtyhet për datë 12, për shkak të situatës së rëndë që ishte krijuar pas vërshimeve.