Do të varroset nesër 25-vjeçari që humbi jetën tragjikisht në Liqenin e Batllavës, pasi ishte raportuar i zhdukur gjatë ditës së martë.
Pas gati 24 orësh kërkime, trupi i të riut u gjet të mërkurën në mesditë nga ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilat ishin angazhuar në operacionin për lokalizimin e tij.
Familjarët kanë bërë të ditur se ceremonia e varrimit do të mbahet të enjten, më 2 korrik, në orën 17:00.
Sipas njoftimit të familjes, varrimi do të zhvillohet në fshatin Prapashticë, në rrugën “Naser Hasani”, ku familjarë, miq dhe të afërm do t’i japin lamtumirën e fundit 25-vjeçarit.
