Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka anuluar zyrtarisht një vizitë të delegacionit izraelit në Shtëpinë e Bardhë këtë javë.
Në një deklaratë të postuar në internet nga transmetuesi publik Kann, zyra e kryeministrit tha se vendimi është marrë “në dritën e ndryshimit në pozicionin e SHBA”.
Netanyahu kishte kërcënuar më parë se do të anulonte vizitën nëse do miratohej rezoltua për armëpushim të menjëhershëm në Gaza, ndërkohë që Izraeli po përparon në një ofensive tokësore.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se dështimi i SHBA për të vënë veton ndaj rezolutës së armëpushimit ishte një “tërheqje e qartë” nga pozicioni i saj i mëparshëm.
Ai shtoi se kjo do të dëmtonte përpjekjet e luftës kundër Hamasit në Gaza si dhe përpjekjet për lirimin e mbi 130 pengjeve që mbahen atje.
Në lidhje me anulimin e vizitës ka reaguar edhe Shtëpia e Bardhë, zëdhënësi John Kirby, thotë se SHBA-ja është e zhgënjyer që Izraeli nuk do të dërgonte delegacionin e tij në Uashington në mënyrë që “të kishte një bisedë të plotë mbi ofensivën e planifikuar të Izraelit në Rafah”.
Kujtojmë që sot Këshilli i Sigurimit I Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën për “Armëpushim të menjëhershëm” në Gaza.
Në rezoluta e re të miratuar kërkohet “një armëpushim i menjëhershëm” gjatë muajit të Ramazanit që do të çonte në një armëpushim të qëndrueshëm dhe të përhershëm. Rezoluta po ashtu kërkon lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjitha pengjeve si dhe heqjen e pengesave që të bëhet e mundur dërgimi i ndihmave humanitare në Rripin e Gazës.
Katërmbëdhjetë vende mbështetën projekt-rezolutën e paraqitur nga anëtarët jo të përhershëm të vendit. Rezoluta u hartua nga anëtarët jo të përhershëm të Këshillit, të cilët kanë negociuar gjatë fundjavës me SHBA-në për të shmangur vendosjen e vetos dhe ndryshe nga hera e kaluar, SHBA nuk ka vendosur veton por ka abstenuar.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo