Bota

Netanyahu reagon pas presionit ndërkombëtar për sulmet në Gazë: Lufta jonë është lufta juaj

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar pas presionit nga e gjithë bota për të ndaluar sulmet më Gazë. Netanyahu shprehet se nuk do të lehtësojë luftën kundër Hamasin, teksa shtoi: “Lufta jonë është lufta juaj.”

Netanyahu tha se ai konsideronte Hamasin si një kërcënim të ngjashëm me “Shtetin Islamik” ( ISIS), dhe duhej eleminuar, ndryshe do të përhapte kërcënimin. Ai gjithashtu shprehu shqetësimin se Irani ishte gjithashtu kërcënim për stabilitetin në botën arabe dhe Izrael.

Përpara kësaj deklarate, Presidenti iranian Ebrahim Raisi kishte thënë në një tubim të vendeve myslimane në Arabinë Saudite se zgjidhja e vetme ishte shfarosja e Izraelit. Netanyahu gjithashtu foli për protestat kundër Izraelit në Shtetet e Bashkuara dhe tha se shumica e opinionit publik amerikan mbështeste Izraelin në luftën e tij kundër terrorizmit.

Netanyahu shtoi se qëllimi i luftës mbetej eleminimi i Hamasit, duke bërë gjithçka të mundur për të liruar 239 pengjet ende të mbajtur në Gazë.



/tiranapost