LifeStyle

Neymar blen ishullin 2500 metra katrorë, shifra që shpenzoi futbollisti brazilian

Neymar Junior vazhdon të jetë protagonist në botën e futbollit, ndonëse ka mbetur jashtë fushave të blerta prej një viti për shkak të një dëmtimi të rëndë.

Për yllin brazilian po flitet edhe jashtë futbollit, për jetën e tij private.

Së fundmi, përfaqësuesi brazilian ka investuar në një ishull.

Më saktësisht, 32-vjeçari ka blerë ishullin “Ilha do Japao”, i vendosur në Angra dos Reis në shtetin e Rio de Janeiros.

Pasi e kishte “provuar” për 50 mijë dollarë një natë qëndrimi, ish-futbollisti i Santosit, Barcelonës dhe Paris Saint-Germainit kaloi aq mirë sa që vendosi t’i blinte krejt 2500 metrat katrorë të ishullit të vogël.

Neymar shpenzoi 9 milionë dollarë për këtë investim.

Braziliani ndërkohë e ka një shtëpi luksoze në Brazil, më saktësisht në Alphaville, një lagje luksoze në San Paolo.

Prona e tij shtrihet mbi 1500 metra katrorë dhe e përmban një pishinë të ngrohtë, një fushë dhe një garazh për 20 automjete, në gjendje për t’i mbajtur super makinat e yllit brazilian.