ShowBizzz

Neymar merr gjobën marramendëse në Brazil, por nuk ka të bëjë me futbollin!

Që Neymar ka një stil jetese ekstravagant, këtë e ka dëshmuar prej kohësh, gjë që i ka ndikuar si në jetën personale dhe marrëdhëniet me partneret, ashtu edhe në karrierën futbollistike.

Megjithatë së fundmi ai ka bërë një veprim që nuk është konsideruar aspak i hijshëm, madje i jashtëligjshëm nga autoritetet në Brazil, gjë që e ka bërë të marrë edhe një gjobë prej 1 milionë eurosh.

Kështu, ylli i PSG ka ndërtuar një liqen dhe një lumë artificial në vilën e tij luksoze në Rio De Janiero, me lumin artificial që në fakt është një zgjatim i një lumi aty pranë, gjë që ka sjellë edhe prerjen e disa pemëve dhe ndërhyrjen në mjedis.

Ky veprim ka ngritur menjëherë në këmbë Agjencinë e Mjedisit në Brazil, pasi ka pasur edhe denoncime nga ana e grupeve ambientaliste e mesa duket kërkesa e këtyre të fundit është mirëpritur dhe ka vënë menjëherë në lëvizje edhe forcat e policisë, të cilat kanë hyrë në shtëpinë e tij.

Pasi janë përballur edhe me të atin e Neymar, në fund kanë dhënë urdhrin e sekuestrimit të një pjese të shtëpisë, deri në zgjidhjen e situatës dhe akordimin e gjobës 1 milionë euroshe.