Lajme

Nezir Kraki për Vjosa Osmanin: Nëse vjen puna, unë votoj “për”

Deputeti i Listës Guxo Nezir Kraki i pyetur se a ka qëndrim kjo parti për Vjosa Osmanin si kandidate për president, tha se nuk kanë qëndrim por që vota e tij do të jetë “pro” për të.

“S’kam qëndrim, nëse vie puna unë votojë për”, tha shkurt ai.

Kujtojmë, se në media po qarkullon se Donika Gërvalla është kundër Osmanit për presidente.

Vlen të përmendet se sot është afati i fundit.

Të Ngjashme