Bota

Nga 1 prilli kanabisi do të jetë i ligjshëm në Gjermani

Gjermania pritet të miratojë këtë javë përdorimin personal të kanabisit, i cili do të hyjë në fuqi më 1 prill.

Ligji, që do të votohet nga dhoma e ulët jo më vonë se të premten, do t’i lejojë të rriturit të posedojnë deri në 25 gram kanabis, të rritin deri në tre bimë për konsum privat dhe të kultivojnë drogën si pjesë e klubeve jofitimprurëse të kanabisit me një limit prej 500 anëtarësh.

Qëllimi është frenimi i tregut të zi dhe lufta e krimit e lidhur me drogën. Ky është hapi i parë drejt një legalizimi më të gjerë të marihuanës në ekonominë më të madhe të Europës.



/tiranapost