Tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradë, rreth katër kilometra para Pikës Kufitare Vërmicë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi në një prononcim për Telegrafin bëri të ditur se policia është njoftuar për rastin në orën 08:10.
“Në ora 08:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë (4 km para Pikës Kufitare Vërmicë). Në aksident janë përfshirë gjashtë automjete. Si pasojë e aksidentit, tetë persona kanë pësuar lëndime. Policia (Njësia e Autostradës) është duke u marrë me procedurat në vendngjarje“, deklaroi Krasniqi.
Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetimet për të sqaruar rrethanat që çuan deri te aksidenti.
