ShowBizzz

Nga Dea Mishel te Sara Hoxha, zbulohen rolet e aktorëve të tjerë të filmit ‘Në Kuadër të Dashurisë’

Tashmë është e konfirmuar zyrtarisht se filmi i shumëpritur, “Në kuadër të dashurisë”, ku si aktor protagonistë ka dy personazhet Luiz-Olta, do të publikohet në tetor.

Mes disa detajeve të zbuluara, ku është thënë se Olta dhe Luizi do të jenë në rrolin e burrit dhe gruas, pak më parë janë zbuluar edhe disa nga rrolet e personazheve të tjerë pjesëmarrës.

Dashuria e Luizit dhe Oltës nuk do të jetë e vetmja në këtë film, pasi motra e kësaj të fundit, Sara Hoxha dhe Roerd Toçe do të shijojnë gjithashtu një romancë.

Pjesë e kastit është edhe blogerja e njohur, Dea Mishel ku vjen në rrolin e shoqes së ngushtë të Oltës.

Ndërsa përsa i përket prindërve të dy vajzave janë aktorët e njohur, Ndriçim Xhepa dhe Zamira Kita.