Princ Leka dhe Blerta Celibashi kanë ndarë sekretet për një marrëdhënie të shëndetshme në çift.
Një një intervistë për Revistën Story, dyshja pranuan se çelësi i suksesit në fejesën e tyre është se ata gjejnë gjithmonë kohë për njëri-tjetrin, pavarësisht angazhimeve që mund të kenë.
Nga ana e saj, Blerta Celibashi tha se dyshja gjejnë gjithmonë kohë për njëri tjetrin dhe se dhurata mes tyre nuk mungojnë asnjëherë.
“Ne gjejmë gjithmonë kohë për njëri-tjetrin, pavarësisht axhendave të ngarkuara. Ndonjëherë, kjo do të thotë një vakt i thjeshtë në shtëpi ose në ndonjë restorant dhe ndonjëherë, Leka vjen në studio me laptopin e tij, ndërsa unë punoj me fotot. Ne shkëmbejmë dhurata, jo vetëm me njëri-tjetrin, por me gjithë familjen dhe miqtë”, tha Blerta.
Kujtojmë se Princ Leka dhe fotografja Blerta Celibashi u fejuan disa muaj më parë, pasi Princi u divorcua nga Elia Zaharia. Princ Leka dhe Elia Zaharia dhanë fund lidhjes së tyre bashkëshortore pas shtate viteve martesë.


