Fama e madhe dhe e menjëhershme që një format madhështor si “Big Brother VIP” u jep konkurrentëve pjesmarrës, është një çështje që nuk ka vend për diskutim.
Të gjithë banorët bëhen shumë shpejt tema diskutimi në shtëpitë apo tavolinat e shqiptarëve si dhe marrin një numër të madh ndjekësish nëpër rrjetet e tyre sociale.
Më poshtë, falë “Lokimagazine.com”, do të shihni se sa ndjekës kanë fituar disa nga banorët e këtij sezoni të “Big Brother VIP”, duke filluar që nga data kur u bënë pjesë e shtëpisë e deri tani.
1- Olta Gixhari
Mund të themi se Olta nuk ishte e preferuara e shqiptarëve në fillimet e BBV, por sërish kishte mbështetësit e saj të cilët bënë të mundur që aktorja të shkojë në 415K nga 212K që ishte në ditën e parë.
2- Zhaklin Lekatari
Për Zhaklinën nuk ishte një periudhë e paqtë pasi ajo ishte padyshim personazhi më i sulmuar i këtij edicioni. Mirëpo sërish një pjesë e publikut kanë rënë dakort me opinionet e saj ndaj ajo ka shkuar në 67.4K ndjekës nga 26.3K që ishte në fillim.
3- Krist Aliaj
Kristi nuk ishte një personazh i spikatur në fillim të programit, por me kalimin e kohës u vu në pah qetësia e tij dhe forca e argumentit dhe kështu shkoi në finale. Nga 11.1 K ndjekës, tashmë ai ka shkuar në 127 K ndjekës.
4- Zhaklina Gjolla
Me shumë mundësi Zhaklina do të ishte një ndër të preferuarat e publikut për shkak se qysh në fillim ‘u pozicionua’ përballë Oltës. Megjithëse u largua në ditët e para të programit, ajo ka arritur të shkojë nga 7386 në 27.6K ndjekës.
5- Herion Mustafaraj
Aktori nuk ishte një personazh fort i spikatur i këtij edicioni. Pas disa debatesh në shtëpi ai u largua herët nga gara dhe arriti të shkojë deri në 1375 ndjekës nga 701 që kishte ditën e parë.
6- Tea Trifoni
Për Tean ky format nuk ishte fort i suksesshëm. Ajo e kishte një numër të madh ndjekësish prej 429K para pjesmarrjes, mirëpo ka shkuar në 408K pasi nuk la shije të mirë tek publiku në këtë format.
7- Gent Hazizi
Për Gentin gjithashtu nuk ishte një eksperiencë e mirë. Pas disa debatesh shumë të forta në shtëpi ai u eleminua, por arriti të shtonte rreth 7 mijë ndjekës në profilin e tij. Nga 10.5K aktori ka shkuar në 17.3K
8- Ronaldo Sharka
Për Ronaldon pjesmarrja në BBV rezultoi goxha mirë. Një pjesë e mirë e publikut njohën një Ronaldo të pazbuluar më parë, pasi njihnin veç natyrën e tij ngacmuese. Nga 25.1K ndjekës, gazetari ka arritur në 137K.
9- Amos Muji Zaharia
Ashtu si Olta, Amos nuk ishte një ndër të preferuarit e publikut për shkak të pozicionimit kundër Luizit. Mirëpo gjithsesi mbështetësit e tij kanë arritur t’a cojnë aktorin në 20.1K nga 13.9K ndjekës që kishte.
10- Kiara Tito
Kiara u kthye në një nga personazhet protagonist e kjo më shumë për shkak të romancës me Luizit sesa nga loja e saj në BBV. Moderatorja ka arritur në 723K nga 332K që kishte ditën e parë.
11- Mikela Pupa
Mund të themi se Mikela ishte një nga banoret me impaktin më ‘neutral’ në publik. Ajo nuk mori as urrejtje e as dashuri të madhe nga publiku. Nga 158K arriti deri në 175K ndjekës.
12- Efi Dhedhes
Ndryshe ndodhi me Efin e cila u kthye në një nga personazhet më të përfolur të shtëpisë dhe mediave online. Në shumë raste ajo u mbështet masivisht nga publiku e tashmë ka arritur në 591K nga 159K.
13- Ari blue
Ari është një nga personazhet që nuk arriti t’a tregonte veten e saj në këtë format, megjithatë nga 31.9K arriti të shkonte në 50.8K
14- Kejvina
BBV nuk rezultoi I mirë për modelen. Për shkak të dhunës fizike ndaj Luizit ajo u kthye në një personazh jo fort të pëlqyer për publikun. Nga
814K shkoi në 804K.
15- Armaldo Kllogjeri
Një nga karakteret më karizmatik dhe të spikatur të këtij edicioni. Nga një personazh që ‘nuk ja thoshte’ rrjeteve sociale me 1458 ndjekës, u kthye një ndër më të ndjekurit me 123K ndjekës.
16- Dea Mishel
Një personazh me ulje ngritje në këtë rrugëtim. Hyri si një nga më pak të pëlqyerat e kështu vazhdoi për disa kohë, derisa u kthye në një nga më të preferuarat për shkak të qetësisë dhe elegancës që e karakterizon. Nga 101K në 297K shpesh me luhatje.
17- Luiz Ejlli
Një histori e tërë pas Instagramit të tij. Hyri me një llogari të re, arriti mbi 600K më pas ajo llogari u mbyll. Tashmë profili i tij i ri ka arritur sërish në 617K. (Normalisht personazhi i preferuar)
18- Keisi Medini
Keisi nuk qëndroi gjatë në BBV, por ama arriti të krijojë shumë trazira. Nga 266K arriti në 345K
19- Tan Brahimi
Për aq sa qëndroi ishte një nga personazhet më të pëlqyer për humorin e tij. Nga 16.9K në 78.1K ndjekës.
20- Bled Mane
Një personazh që tërhoqi shumë vëmendje. Nga një pjesë e publikut u urrye, ndërsa nga një tjetër u pëlqye shumë. Nga 19.7K në 37.7K
21- Ermiona Lekbello
Edhe pse nuk arriti të qëndronte gjatë, u kthye në një personazh shumë simpatik për publikun për mënyrën e saj të të folurit ‘troç’. Nga 6798 në 115K ndjekës.
22- Beati
Fotografí që nuk spikati shumë në këtë format dhe qëndroi shumë pak. Nga 12.6K në 36.3K ndjekës.
/Lokimagazine.com