Milani e mbylli lëvizjen e parë në tregun e transferimeve duke marrë Alvaro Moratën nga Atletiko e Madridit, por spanjolli zgjodhi numrin 7, e për pasojë fanella me numrin 9 mbetet e lirë.brojaDhe në këtë drejtim emri i Armando Brojës po rikthehet në mode për kuqezinjtë. Krerët e “Djallit”, në fillim të verës patën Joshua Zirkze si objektivin kryesor dhe absolut në sulm, por komisionet e kërkuara prej menaxherit të tij, Kia Jorabçian, prishën bisedimet dhe lojtari përfundoi tek Mançester Junajtidi, që i pagoi palët aq sa deshën. Në anën tjetër, klubi kuqezi duhej të ndryshonte hierarkinë në listën e tij të dëshirave.
E sipas kolegëve të “Caught Offside”, drejtuesit e Milanit kanë nisur punën për qendërsulmuesin shqiptar. Sipas të njëjtit burim, i preferuari i Milanit si partner i sulmuesit Alvaro Morata, do të ishte Tami Abraham i Romës, por fiziku i anglezit ngjall më shumë se një dyshim. Përtej kësaj, megjithatë, ideja e Armando Brojës nga Çelsi do të qëndronte gjithmonë në këmbë dhe duket më e lehtë për t’u konkretizuar. Për “Djallin” idealja do të ishte mbyllja e operacionit të huazimit, duke qenë se drejtuesit nuk do të donin të derdhnin shumë parà për të. Si përfundim, do të ishin ato fjalë vlerësimi të shqiptuara nga djaloshi disa javë më parë, të cilat janë një sinjal i qartë në favor të kuqezinjve.
INTERESIMI I njëjti burim raporton se edhe Monako vazhdon të mbetet e interesuar për të blerë kartonin e 22-vjeçarit shqiptar, i cili në sezonin e fundit ishte pjesë e Fulhemit. Nënkampionët e Francës, madje, thuhet të kenë bërë disa orvatje për të bindur sulmuesin, për të cilin ka marrë informacione gjatë fundjavës edhe Kristiano Xhuntoli, i cili është drejtori sportiv në fuqi i Juventusit. Në këto kushte, mbetet për t’u parë se cila do të jetë zgjedhja e lojtarit të Kombëtares kuqezi, i cili ka shumë kërkesa edhe në kampionatin anglez.