Lajme

Nga kërkesat sociale te ato politike, si nisi protesta studentore e 81-ës

Autor: Driton Sadiku

Konvikti numër 3, s’qe vetëm vend për banim.

Brenda objektit, plot 45 vjet më parë, një grup studentësh shqiptar po bëni plane se s’i ta ngrisnin zërin kundër padrejtësive të regjimit jugosllav.

Plani disa ditor, do kulmonte të mërkurën e 11 marsit 1981.

Në mesin e organizatorëve, qe edhe Murat Musliu, atëkohë 22 vjeçar.

Por pavarësisht që kanë kaluar plot katër dekada e gjysmë, Musliu thotë se e kujton si sot, gjithë çka ndodhi atë ditë.

“Ka qenë një akumulim që ka prit vetëm shpërthimin, ka prit një shkëndijë dikush ta hedh dhe të shpërthejnë ato demonstrata, por askush nuk e ka ditë që me 1 prill të dalin 1 mijë protestues në këtë shesh ku jemi s’ke pasur as gjilpërën ku e lëshon”, shprehet Musliu.

Fillimi i revoltës studentore, do të niste me vaktin e darkës, pikërisht në mensë, ku studentët shqiptar, nuk ngopeshin as me ushqim.

“Nëse nuk rregullohet ne me ndreq nuk mundemi por me prishë po, dhe ashtu ndodhi. Me 11 mars  Arritëm që edhe kazanat kryesor t’i derdhnim që askush mos të ketë ushqim, ashtu që u derdhën edhe pjatat dhe u bë rrmot”, thotë Ahmet Tahiraj, pjesëmarrës në protestë.

Bashkë-organizator ishte edhe Kadri Kryeziu.

Kryeziu thotë se atëkohë, kërkesa fillimisht ishe sociale, por që më vonë, kjo ngjarje do të bëhej pikënisje e demonstratave të 81-tës.

“Kemi pasur kërkesa sociale e më vonë edhe kërkesa politike. Kërkesat sociale kanë qenë që studentët të kenë kushte shumë më të mira ndërkaq kërkesat politike kanë qenë Kosova republikë, për me e ngritë statusin e krahinës autonome në republikë në kuadër të Jugosllavisë”, tregon Kryeziu.

Situata e krijuar asokohe, e detyroi shtetin jugosllav të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme, edhe më vonë edhe shtetrrethimin.

 

Të Ngjashme