Me siguri të gjithë e mbani vend vitin e kaluar programin “Kepi i Tundimeve” në Top Channel.
Ai u zhvillua në bregdetin e Kepit të Rodonit me personazhe të njohur dhe të panjohur të cilët duhet t’i rezistonin njëri-tjetrit.
E këtë vit duket se do të ketë risi!
“Kryefjala” ka zbuluar se këtë verë “Kepi i Tundimeve” do të ketë pjesëmarrës personazhe të njohur të ekranit si: Jori Delli, Ronaldo Sharka, Mevlan Shaba me partneren, e shumë të tjerë. Në rolin e moderatores do të jetë Kiara Tito, ndërsa në atë të opinionistes Monika Lubonja.
Përsa i takon detajeve të reja, duhet të presim për të mësuar më shumë, por duket se na pret një sezon veror shumë interesant!