ShowBizzz

Nga njohja te zgjerimi i familjes, rrëfehet si rrallëherë partnerja e Elvis Pupës

Prej vitesh me humorin e tij, së fundmi edhe me pjesëmarrjen në “BBV”, Elvis Pupa vazhdon të jetë një nga personazhet më të dashur për publikun.

Pas nuk mbetet as partnerja e tij, Belina Pupa, e cila së fundmi ka bërë një rrëfim ndryshe për podkastin “Zë me Mirën”.

Në këtë rrefim të saj Belina tregon detaje qysh nga fillimet e njohjes me Visin e deri tek planet për fëmijë.

Ajo tregoi se Elvisin e ka takuar rastësisht në Velipojë, në fillimin e viteve 2000′, teksa në atë kohë kthehej pas 10 viteve qëndrim në Amerikë dhe ka qenë vetëm 24 vjeç.

Belina tha se me t’u takuar kaluan gjithë ditën bashkë, hëngrën drekë, më pas festuan në një club, por nuk shkëmbyen asnjë numër telefoni apo tjetër kontakt.

Belina pas takimit të parë rrëfeu se shkoi në Amerikë, megjithatë aktori e kishte gjetur një mënyrë për ta kontaktuar.

Elvisi i dërgoi një mesazh në Facebook, duke i thënë “Jam Visi. Të lutem, ma jep numrin e telefonit, sepse jam në New York dhe të bëjmë pak thashetheme”. 

Sipas Belinës, Visi s’është fare tip thashethemesh, por kjo ishte mënyra e tij për t’i marrë numrin.

Ia dërgova numrin direkt. Nuk e lashë të priste, ndërsa ai më la mua të prisja 4 orë, gjoja duke bërë si i rëndësishëm. Kaq ishte, fillimi dhe mbarimi ynë. Filluam duke folur”, – tregon ajo, ndërsa flet për atë që e ka bërë lidhjen e tyre të dashurisë atë që është sot.

Një gjë që unë i kam kërkuar Visit dhe ai mua dhe mendoj se lidhja jonë është forcuar dhe ka vazhduar në këtë lloj faze, sot jemi 14 vjet më vonë, është se ne gjithmonë kemi kërkuar transparencë. 

Deri më sot që flas marrëdhënia jonë vazhdon ashtu sepse neve kemi qejf që secili, çfarëdolloj gjëje të jetë, sado i madh gabimi, e keqja, e mira, të tregojmë të vërtetën për jetën tonë me njëri-tjetrin. Kur ti s`ke sekrete në çift mendoj se është diçka shumë e shenjtë që një marrëdhënie të vazhdojë gjatë. Se martesa nuk është thjesht se ke një burrë dhe ti je gruaja.

Unë e mendoj martesën si partnership, që ti dhe partneri yt jeni dy shokë. Jeni dy individë që thjesht e keni jetën bashkë. A je i zoti që dobësitë partnerit t’ia bësh të vogla?”- thotë Belina, duke rrëfyer kështu edhe mënyrën si kanë gjetur të jenë partnerë, shokë e tregon se nëse ata e hapin një bisedë dhe e mbyllin, e lenë me aq.

Visin prandaj vazhdoj ta dua, ta vlerësoj dhe të flas me të. Jo thjesht sepse është partneri dhe burri im, por e kam tamam shok.

Që kur jam lidhur me Visin dhe deri më sot, gjithmonë më ka lënë të jem e lirë, në kuptimin që të rritem në profesion, t’i bëj gjërat vetë”.-tha ajo, ndërsa nga ana tjetër rrëfen se po ashtu aktori e ka mësuar “si të bëjë qejf”, duke e larguar nga rutina- “Edhe jeta e tij si artist, udhëtime të shumta, koncerte… Më ka hapur sytë për një realitet tjetër që ndoshta bota ime ka qenë shtëpi-shkollë-punë”-tha ajo.