ShowBizzz

Nga pëlqimi për Kim, tek përfshirja në konfliktin mes motrave – Travis Barker sqaron aludimet

Travis Barker ka sqaruar pretendimet e shumta që thonë se ka qenë pikërisht ai “molla e sherrit” midis bashkëshortes së tij Kourtney dhe motrës Kim Kardashian. Ai i ka mohuar në mënyrë të prerë këto thashetheme, duke i quajtur “qesharake”.

“Ti u jep njerëzve pak informacion dhe ata mendojnë se zgjidhën misterin e ‘arsyes pse ato po grinden’. Është thjesht qesharake”,- tha artisti për “Los Angeles Times”, – “Fansat e Kourtney-t janë të shqetësuar për mua, se thonë që jam donzhuan. Mjaft!”.

Aludimet se ylli i “Blink-182” është i përfshirë në konfliktin mes motrave, kanë nisur nga deklarata e tij shumë vite më parë ku është shprehur se e ka pasur shumë qejf Kim Kardashian.

TS Poll - Loading poll ...

Referuar këtij pohimi, ai sqaroi: “Qartazi, i kam ndarë këto gjëra sepse kam dashur ta lë pas të shkuarën. Ishte si një terapi për mua