Kuriozitete

Nga rekord puthjesh te festa ekstreme: Shën Valentini më “i çmendur” i vitit 2026

Nga rekorde botërore puthjesh te festa të pazakonta dhe histori virale, Shën Valentini i këtij viti u shënua me ngjarje që mediet ndërkombëtare i cilësuan ndër më “të çmendurat” e viteve të fundit.

Rekord puthjesh në Ditën e Dashurisë
Sipas raportimeve, një çift britanik vendosi rekord të ri në Guinness World Records duke realizuar 146 puthje në vetëm 30 sekonda, një performancë që u bë menjëherë virale në rrjetet sociale. Videoja e sfidës romantike u shpërnda gjerësisht në Ditën e Shën Valentinit, duke e kthyer momentin në një nga më të komentuarit online.

“Kriza e kondomëve” në Olimpiadë
Një tjetër episod që tërhoqi vëmendjen u raportua gjatë Lojërave Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026. Media si Reuters shkruan për shpërndarjen masive të mjeteve mbrojtëse në Fshatin Olimpik, një traditë e njohur e Olimpiadave, e cila këtë vit u kthye në temë diskutimi për shkak të kërkesës së lartë pikërisht në 14 shkurt.

Festa jo tradicionale në Nju Jork
Në Shtetet e Bashkuara, sipas New York Post, një nga festat më të pazakonta u organizua në Fulton Fish Market, ku çifte dhe vizitorë festuan mes stridheve, muzikës live dhe një atmosfere krejt ndryshe nga darkat klasike romantike.

Moneytizer Paragrafi 4

Nga Evropa në SHBA, Shën Valentini 2026 tregoi se përtej traditës së luleve dhe dhuratave, festa e dashurisë po merr gjithnjë e më shumë forma kreative, ekstreme dhe virale, duke u kthyer në spektakël global që kapërcen kufijtë e romantizmit klasik.

Të Ngjashme