ShowBizzz

Nga romanca me Anna Likën, tek femra më seksi sipas tij, Bjordi i thotë të gjitha!

Ish-banori i “BBV” Bjordi Mezini ka folur lidhur me jetën e tij, si dhe eksperincën në BBV.

I pyetur se ‘kush ishte femra më seksi në Big Brother Vip”, Bjordi tha se femra më tërheqëse ishte aktorja e njohur Olta Gixhari.

Nga vajzat më seksi besoj se jeni të gjithë dakord me mua kur them se ishte Olta Gixhari”, u shpreh Bjordi.

Ndërsa nuk la pa përmendur as Valbona Selimllarin, për të cilën tha se ajo është vajza më e bukur e showbizit shqiptar.

Ka shumë, por ajo që më pëlqen mua është Valbona Selimllari.”– tha ish-banori.

Ndonëse kohët e fundit në rrjet qarkulluan lajme se ai është në një lidhje me Anna Likën, duke qeshur Bjordi tha se nuk e di akoma a ka të dashur apo jo.

“Jam i lidhur, kam të dashur? Nuk e di!”, tha ai duke qeshur.