Aktorja e njohur Anna Lika ka zbuluar për herë të parë se si e ka përjetuar mëmësinë, pikërisht në ditën e lindjes së të bijës.
Në një intervistë për revistën ‘ËHO’, Anna rrëfen 365 ditët e para me Marvel, teksa flet për emocionet, sfidat dhe dashurinë pa kushte që ka zbuluar gjatë këtij rrugëtimi të ri në jetën e saj.
‘E kisha menduar fushë me lule. Mendoja që Marvel do rritej vetë. Do flinte vetë, do hante vetë dhe unë vetëm do e ndihmoja herë pas here. Bëj shaka. Por po, e kisha menduar më të lehtë. E lehtë nuk qenka, por e bukur pafund,’- shprehet ajo, teksa shton se vajza e ka ndryshuar plotësisht jetën e saj.
Ndërsa kujton momentin që e ka marrë për herë të parë në krahë, aktorja tregon se nuk ka ndalur kurrë së dokumentuari çdo hap të ri të Marvel:
‘Që nga minuti i parë që e kam marrë në krahë dhe nuk e besoja që e kisha bërë unë; buzëqeshja e parë e saj, luga e parë e ushqimit, dhëmbi i parë dhe së fundmi momenti që e pashë të rrinte në këmbë (qava dhe ia dërgova videon çdo njeriu).’
Ndër të tjera, Anna nuk ka harruar të përmendë edhe humbjen e nënës së saj, të cilën e ka vuajtur shumë, ashtu siç është shprehur edhe në intervista të mëparshme.
‘Kam qenë me shumë fat që e kam pasur atë për mama! Mendoj dhe vazhdoj të mendoj që mamaja ime ka qenë një heroinë që ia ka dalë më së miri të rrisë tre fëmijë dhe të krijojë një ambient plot dashuri për ne, pa asnjë mungesë. Shpresoj që edhe unë ta bëj këtë për vajzën time.’ shprehet Anna, duke shtuar se sfida më e madhe e këtij viti, sipas saj, ka qenë vetë mëmësia:
‘Të bëhesha një mama e aftë… dhe akoma po luftoj, sepse kam shumë gjëra që s’di t’i bëj mirë.’

Sa i përket partnerit të saj, regjisorit Bjordi Mezini, Anna rrëfen se ai ka qenë mbështetja e saj më e madhe gjatë këtij viti.
‘Bjordi është babai më i mirë në botë. Dhe këto nuk janë lajka, por është më se e vërtetë. Bjordi është ai që bën pjesën më të vështirë me vajzën, ai që mban balancën dhe që këtë rrugëtim e bën më të lehtë e më të bukur. Marvel është fotokopje e babit Bjord. Mua nuk më ngjan hiç dhe mbase më mirë, se,’ rrëfen ajo.
Po ashtu, aktorja ka ndarë edhe një urim të veçantë për 1-vjetorin e lindjes së Marvel, duke i uruar të rritet e fortë dhe e pavarur:
‘Dua që Marvel të mësojë të rrijë në këmbë vetë, pa u mbështetur te askush… Mami dhe babi të duan shumë, sepse ti je gjëja më e bukur që kemi në jetë, Marvelushi ynë,’ përfundon ajo.