Spektakli që ka mbajtur publikun në pritje po rikthehet. Ferma VIP 3 hap dyert dhe këtë herë, loja nis më e fortë se kurrë.
Por ku mund ta ndiqni 24/24 spektaklin e rekordeve?
Moderatorja Arbana Osmani, përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale ka zbuluar se reality show-i Ferma VIP, mund të ndiqet 24 orë në 24 në Tring TV, Klani Im, Iplo TV, Nimi TV, Tibo, Vodafone dhe PTK.
Për herë të parë, ky format do të jetë i aksesueshëm jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi dhe diasporë, kudo ku ka shqiptarë.
“Pyetja më e shpeshtë e këtyre ditëve, ku mund ta ndjekim Ferma VIP 24/24? Kam kënaqësinë t’ju tregoj se do të jeni të rrethuar. Ferma VIP vjen në çdo aplikacion, mund ta ndiqni në Tring TV, Klanin, Iplo TV, Nimi TV, Tibo, Vodafone dhe PTK. Për herë të parë, një reality show në Shqipëri do të mund të shihet nga të gjithë ju, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, diasporë, kudo ku ka shqiptarë përmes YouTube. Dy stream, dy regji, në një kanal të dedikuar në YouTube 24/24. Doni më tepër? Jeni të rrethuar!”, tha moderatorja Arbana Osmani.
View this post on Instagram
Kjo është hera e parë që një reality show shqiptar mund të ndiqet kaq gjerësisht dhe në kohë reale, duke i dhënë shikuesve mundësinë të jenë pjesë e ngjarjeve gjatë gjithë kohës.
Ferma VIP rikthehet duke nisur nga kjo e premte. Më e madhe, më e fortë dhe më e paparashikueshme se kurrë.
