ShowBizzz

Nga “vajza më e shëmtuar e shkollës” te një prej modeleve më të njohura në botë

Anok Yai sot konsiderohet një prej modeleve më të kërkuara të industrisë së modës, ndonëse rruga e saj drejt skenave ndërkombëtare nuk ka qenë aspak e lehtë.

Të lidhura

None found

E lindur në Kajro në vitin 1997, 28-vjeçarja ka prejardhje sudaneze. Kur ishte vetëm tre vjeçe, ajo u transferua me familjen në Shtetet e Bashkuara dhe më pas u vendos në New Hampshire, ku u rrit.

Gjatë një interviste për British Vogue, Yai ka folur për racizmin dhe ngacmimet që përjetoi në shkollë. Ajo rrëfeu se të tjerët e quanin “vajza më e shëmtuar në shkollë” dhe se shpesh përballej me tallje. Megjithatë, familja dhe mësuesit e saj e çmonin për zgjuarsinë.

“E pranova që nuk isha tërheqëse. Pastaj fillova të merresha me modeling dhe gjithçka ndryshoi”, ka deklaruar Yai për British Vogue.

Jeta e saj mori një drejtim tjetër në vitin 2017, kur një fotograf e kapi në objektiv gjatë një aktiviteti universitar në Washington. Imazhi u postua në Instagram dhe brenda një kohe të shkurtër ra në sy të agjencive të modelingut.

Pas vetëm disa muajsh, ajo u shfaq për herë të parë në një pasarelë, gjatë prezantimit të Prada-s në Milano. Më pas, Yai bashkëpunoi me disa prej markave më prestigjioze të modës dhe u kthye në një nga figurat më të identifikueshme të këtij sektori.

Vitin e fundit, modelja u përball edhe me një vështirësi të rëndësishme shëndetësore, për të cilën foli publikisht. Pas një ndërhyrjeje dhe një rikuperimi të vështirë, ajo arriti të rikthehej në pasarela.

Rrëfimi i Anok Yai përfaqëson një transformim të jashtëzakonshëm në botën e modës: nga një vajzë që ndihej e pasigurt për pamjen e saj, ajo u shndërrua në një prej modeleve më të famshme në arenën ndërkombëtare.

Të Ngjashme