Lajme

Ngacmoi një grua, Policia arreston të dyshuarin në Prishtinë

Një burrë është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për ngacmim ndaj një gruaje.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 26 janar në rrugën “Bajram Kelmendi”, ndërsa i dyshuari është prangosur të dielën e 1 shkurtit.

Pas intervistimit nga autoritetet, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet mbi këtë rast vazhdojnë.

“Më 01.02.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit për kryerje të veprës së lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës. /teve1.info/

Të Ngjashme