
Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar në Romë nga karabinierët e komisariatit në Casalotti, nën akuzën se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse të mitur.
Sipas mediave italiane, i dyshuari, në Via di Casalotti, në mëngjes, hipte në autobusin e mbushur me studentë dhe ka vënë në shënjestër të miturën, përmes kontakteve të përsëritura fizike. Bëhet me dije se episodi i fundit ndodhi pak ditë më parë.
E mitura e ka kundërshtuar dhe e përlotur ka telefonuar nënën e saj, me të cilën ka shkuar në komisariat për të raportuar se çfarë kishte ndodhur.
Ndrkohë policia nisi menjëherë kërkimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.
Teksa këtë fillim javë, sapo 37-vjeçari iu afrua sërish të miturës, kanë ndërhyrë efektivët e veshur si civilë, duke e arrestuar, njoftoi dje media italiane.