Lajme

Ngjarje e rëndë në Has/ Banesa përfshihet nga flakët, djali hyn për të shpëtuar nënën, humbin jetën të dy

Gjatë natës, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në në fshatin Nikoliq të Hasit, ku një banesë është përfshirë nga flakët, e për pasojë kanë humbur jetën nënë e bir.

Në shtëpi jetonte një familje. Djali i shtëpisë Rexh Lushi, ka lajmëruar zjarrfikësen e cila është nisur drejt vendngjarjes që është 8 km larg Hasit, në një rrugë me kalldrëm.

Ndërkohë, zjarri kishte marrë përmasa dhe Rexh Lushi pasi ka shpëtuar bashkëshorten, është futur në shtëpi për të nxjerrë nënën e bllokuar mes flakëve, por nuk ka mundur dot të dalë prej andej.

Zjarrfikësit kanë gjetur vetëm trupin e Time Lushit dhe po punohet për gjetjen e djalit të saj