Tragjedi në Malishevë, humb jetën një grua shtatzënë pas të shtënave me armë, bashkëshorti në gjendje të rëndë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Malishevë, ku një grua ka humbur jetën dhe bashkëshorti i saj ka mbetur i plagosur rëndë nga arma e zjarrit.
Sipas raportimeve të mediave në Kosovë, gruaja që ndërroi jetë ishte shtatzënë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për rastin është njoftuar rreth orës 23:20, ndërsa patrullat dhe njësitë përkatëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.
Brenda një dhome gjumi janë gjetur dy persona, një çift bashkëshortor, me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.
Pas marrjes së ndihmës së parë, të dy të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, gruaja nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në Emergjencën e QKUK-së.
Ndërkohë, bashkëshorti i saj vijon të ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai është i intubuar dhe i lidhur me respirator, ndërsa po i nënshtrohet ekzaminimeve dhe trajtimit të mëtejshëm.
Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur gjatë incidentit.
Rrethanat ende të paqarta
Deri tani nuk është bërë e ditur dinamika e plotë e ngjarjes dhe as motivi që çoi në të shtënat me armë.
Hetuesit po punojnë për të rindërtuar atë që ka ndodhur brenda banesës dhe për të përcaktuar saktësisht rrethanat në të cilat u plagosën dy bashkëshortët.
Çështja mbetet nën hetim, ndërsa priten informacione
