
1
Një rast i rëndë dhune në familje është raportuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Vitomiricë – Pejë, ku një 29-vjeçar ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe më pas është vetëlënduar.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se më 14 shtator 2025, rreth orës 20:00, i dyshuari R. Muharremi fillimisht ka sulmuar fizikisht nënën e tij, H. B , ndërsa më pas ka dëmtuar edhe gjësendet brenda shtëpisë.
Sipas deklarimit të viktimës, i dyshuari më pas ka lënduar veten duke goditur këmbën e majtë me një mjet të mprehtë, dyshohet thikë. Atij i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa pas trajtimit është shoqëruar në Stacionin Policor Pejë për procedura të mëtejme.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësia e hetimeve, por mjeti i dyshuar nuk është gjetur.
Një dëshmitar, vëllai i të dyshuarit, ka deklaruar se R. Muharremi është i diagnostikuar nga specialistët me sëmundje dhe paraqet rrezik të përhershëm për familjen.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Dhune në familje”, ndërsa ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh./Sinjali
ks