Lajme

Ngjarje e rëndë: Plagoset me armë zjarri një polic në Fushë Kosovë

Një plagosje ka ndodhur sot në ora 13:00 në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Fushë Kosovë.

Viktima është plagosur me armë zjarri dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Fehmi Lladrovci” në  Fushë Kosovë.  Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen ku dyshohet se nga një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.”

Paraditen e sotme u dëgjuan të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë.

Ku për motive akoma të panjohura, një person u qëllua dhe mbeti i plagosur.

Media ka mësuar se plagosja ndodhi rreth orës 13:00 dhe se personi i cili mbeti i lënduar nga të shtënat e armës është një zyrtar policor.

Nga informacionet e para që ka siguruar media bëhet e ditur se polici i cili u qëllua me armë zjarri ishte jashtë detyrës zyrtare dhe i takon Njësisë së Trafikut.