Këngëtari Nick Jonas ka ndarë një moment të veçantë për adhuruesit e tij në rrjete sociale.
Ai në Instagram e ka publikuar një seri të fotografive me vajzën dhe gruan e tij, Priyanka Chopra.
“Nga kontrolli i zërit e deri tek paraqitja në skenë e më të dashurave të mia”.
“Paraqitja në Yankees ishte përtej fjalëve”, ka qenë mbishkrimi i fotografive të Jonas.
Jonas në një fotografi shihet duke e mbajtur në duar vajzën e tij, Malti Marie, e cila u binte baterive.
Ndërkaq, në një fotografi tjetër shihen familja e tërë duke e përqafuar njëri-tjetrin.