Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy është shpallur fajtor për financim të paligjshëm të fushatës së tij për rizgjedhje në vitin 2012. Gjykata më e lartë e Francës rrëzoi apelimin e tij, duke e bërë vendimin final.
Sarkozy akuzohej se kishte fshehur shpenzime shumë më të larta se kufiri ligjor, duke organizuar mitingje të mëdha dhe të shtrenjta “në stil amerikan”. Ndihmësit dhe kontabilistët e kishin paralajmëruar se po e tejkalonte limitin prej 22.5 milionë eurosh, por ai vazhdoi të mbante aktivitete, ndërsa kundërshtari i tij François Hollande po fitonte terren.
Në total, fushata e tij arriti të paktën 42.8 milionë euro, gati dyfishin e lejuar.
Sarkozy i mohoi akuzat për vite, por tashmë dënimi i tij është i formës së prerë.
/tiranapost
