Banorja e “Big Brother VIP 5”, Nikol, ka bërë një rrëfim prekës pak ditë më parë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ajo ka zbuluar se prej vitesh nuk ka asnjë kontakt me nënën e saj, duke shtuar se jeton me babain që kur ishte vetëm 15 vjeçe.
E pyetur nëse do e falë nënën e saj, Nikol tha “Po”.
Ndërkohë në “Fan Club”, Kiara Tito ka lexuar sot një letër që mamaja e banores së BBV 5 ka dërguar për emisionin. E ëma e Nikol shkruan se historia e saj me të bijën u përket vetëm atyre.
Sipas saj, të vërtetën e dinë ajo dhe Nikol. Ajo vijon duke shkruar se ajo nuk është person publik dhe se historia në fjalë u bë publike prej zgjedhjes së vajzës së saj.
“Përshëndetje! Historia ime dhe e vajzës sime na përket vetëm ne. Të vërtetën e dimë unë dhe Nikolë. Unë nuk jam person publik pavarësisht që historia u bë publike, prej zgjedhje së vajzës sime.
Me respekt Keti – për Fan Club”, shkruan në letër nëna e Nikol.
