Profesori universitar, Artan Nimani ka thënë se takimet mes liderëve politikë për çështjen e presidentin po bëhen për të konsumuar kohën e dhënë nga Gjykata Kushtetuese.
Të tillë e ka vlerësuar edhe takimin e së hënës mes Albin Kurtit, kryetar i LVV-së dhe kryeministër dhe ati të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ai në emisionin “InfoNata”, tha se Kurti pas takimit e përjashtoi nga kombinimi LDK-në, kur tha se duhen më shumë se 81 vota për zgjedhjen e presidentit.
“Vetë forma e këtij takimi ka qenë të mos prodhojë rezultat, format e këtyre takimeve kanë për qëllim ta konsumojnë kohën dhe jo të nxjerrë në dritë ndonjë rezultat që është zgjedhje e presidentit apo presidentes së vendit. z.Kurti është në vazhdën e aktiviteteve që kanë për qëllim të ndikojë në opinionin publik kinse po tenton të krijojë zgjidhje. Deklarata e dy kryetarëve të partive politike, nga momenti që z.Abdixhiku la diçka të nënkuptohet se kinse ka përafërm, z. Kurti tha se na nevojitet 84-85 vota për me zgjedh president, që nënkupton me automatizëm që përjashtohet LDK prej këtij kombinimi”, ka thënë Nimani.
Kërkesën e PDK-së drejtuar Kurit për konkretizim të ofertës para takimit, e ka vlerësuar si qëndrim serioz të kësaj partie
