20.04.2026 – 16:28
Tahiri nuk deklarohet për çështjen e presidentit

Shefi i Grupit Parlamentar nga Partia Demokratike e Kosovës, Arian Tahiri nuk ka pranuar të deklarohet për çështjen e presidentit.
Ai tha se pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të PDK-së do të deklarohet për media.
“Do t’i diskutojmë disa tema që do t’i diskutojmë këtu bashkërisht me lidershipin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe menjëherë pas mbledhjes ne do të dalim me qëndrimet tona transparente dhe të sakta“, tha shkurt Tahiri.
20.04.2026 – 16:27
Nis mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së
Ka nisur mbledhja e Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës.
Aty do të diskutohet për zhvillimet politike dhe çështje të tjera me rëndësi.
Pas mbledhjes pritet që të deklarohet kryetari i kësaj partie, Bedri Hamza.
