Lajme

Nis mbledhja inauguruese e Bordit të Paqes, në foton familjare edhe Vjosa Osmani dhe Edi Rama

Në Uashington filloi mbledhja inauguruese e Bordit të Paqes.

Pamjet e para të publikuara tregojnë foton familjare të liderëve që përfaqësojnë vendet pjesëmarrëse në këtë bord.

Pjesë e takimit janë edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Shqipëridsë Edi Rama.

Përveç Trump, pritet të flasin pjesëmarrësit të cilët , sipas mediave të huaja, kanë nga dy minuta.

Të pranishëm në takim do të jenë Sekretari i Shtetit Marco Rubio, dhëndri i Trump Jared Kushner.

Ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Ëaltz, i dërguari special i SHBA-së Steve Ëitkoff, ish-kryeministri britanik Tony Blair dhe Përfaqësuesi i Lartë Nickolay Mladenov.

Takimi zhvillohet në Institutin Amerikan të Paqes, të cilin Trump e ka riemërtuar së fundmi sipas emrit të tij.

Të Ngjashme