Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka nisur sonte (e enjte) rreth orës 20:00 numërimi i pjesës së fundit të fletëvotimeve me postë, të cilat gjatë ditës janë sjellë në Kosovë.
Sipas njoftimit të KQZ-së bëhet fjalë për mbi 3 mijë pako me fletëvotime, ndërsa numërimi i tyre shënon përfundimin e procesit të numërimit të të gjitha votave nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.
“Fletëvotimet që do të numërohen, janë tërhequr nga kutitë postare në Paris (1,962), Berlin (633), Hagë (61), Podgoricë (125), dhe Otavë (404).Numërimi i këtyre fletëvotiimeve shënon përfundimin e procesit të numërimit të të gjitha fletëvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025”, thuhet nga KQZ.


