Lim Hoti dhe Alba Pollozhani janë dy nga ish-konkurrentet e Ferma VIP të cilët u përfolën më së shumti pasi dyshja kryen marrëdhënie seksuale me njëri-tjetrin poshtë jorganit si edhe krijuan një romancë së bashku.
Mirëpo me anë të një postimi në InstaStory vetë Alba i ka befasuar ndjekësit e saj teksa shkruan se lidhja mes atyre të dyve ka përfunduar.
Ndonëse nuk ka përmendur shkaqet që çuan në ndarje, Alba shprehet se të dy ata kanë marrë këtë vendim.
“I dashur publik që me ndjek dhe më vlerëson për atë që jam…Nuk është gjithmonë e lehtë të ndash diçka kaq personale, por ndjej që është momenti i duhur për ta thënë qartë:
“Unë dhe ai pas një periudhe reflektimi kemi vendosur të ndjekim rrugë të ndara. Ndajmë kujtime, jo më plane. Ju falënderoj për mirëkuptimin dhe për hapësirën. Jeta vazhdon. Ndonjëherë, të ndahesh është akt dashurie ndaj vetes. Po ec përpara me qetësi dhe mirënjohje,” përfundon ish-fermerja.

Kujtojmë që si Limi ashtu edhe Alba dolën me dëshirën e tyre nga Ferma VIP. Ata u panë edhe jashtë shpeshherë krah njëri-tjetrit, mirëpo nuk dihet çfarë e ka sjellë dyshen në pikën e ndarjes.
