Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka autorizuar Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë e Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, për mbledhjen e provave lidhur me dyshimet për parregullsi gjatë numërimit të votave në Komunën e Podujevës.
Sipas Prokurorisë, dyshohet se gjatë procesit të numërimit të votave për deputetë në Kuvendin e Kosovës janë evidentuar mospërputhje në rezultatet për kandidatët, të cilat po hetohen lidhur me shkeljen e të drejtave të votimit.
“Gjatë këtij procesi, egzistojnë dyshime se janë evidentuar parregullsi, përkatësisht mospërputhje në numrin e votave të kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Koosvës, pas përfundimit të numërimit të votave në komunën e Podujevës”, thuhet në njoftim. /teve1.info/
