Lajme

Nisja e Ramazanit, Abdixhiku uron besimtarët myslimanë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ai në Facebook ka uruar që ky muaj të jetë i mbushur me paqe në zemër, shëndet në familje dhe begati në çdo shtëpi.

“Muaji i Ramazanit është kohë e pastrimit të shpirtit, e përulësisë para Zotit dhe e rikthimit te vlerat më të larta njerëzore. Është muaji i durimit, i faljes dhe i mëshirës hyjnore; muaji në të cilin njeriu e forcon lidhjen e tij me Krijuesin përmes agjërimit, lutjes dhe bamirësisë”.

“Në këto ditë të bekuara, le të na udhëheq drita e besimit drejt paqes së brendshme, drejt dashurisë për njëri-tjetrin dhe drejt solidaritetit me secilin që ka nevojë. Le të jetë ky muaj një kujtesë e përditshme se forca jonë si shoqëri buron nga mirësia, ndarja dhe përgjegjësia për të mirën e përbashkët. Zoti ua pranoftë agjërimin dhe lutjet!”, tha Abdixhiku,

Të Ngjashme