Zhaklin Lekatari dhe Nita Latifi janë përfshirë në një debat virtual. Gjithçka nisi kur këngëtarja reagoi në lidhje me një deklaratë që opinionistja bëri teksa ndodhej në Serbi. Lekatari u shpreh se atje ndihej e sigurt pasi nuk kishte shqiptarë.
Pasi ish-banorja e “Big Brother VIP 2” e quajti ‘hipokrizi të gjallë’ këtë deklaratë, Zhaklina e konsideroi Nitën si ‘pseudokëngëtare’.
Ndërkohë Nita në një Instastory zbuloi se Zhaklina i kishte dërguar mesazhe zanore të njëpasnjëshme, që përcillnin agresivitet.
E ftuar në “Prive”, Nita u pyet për këto mesazhe zanore dhe ish-banorja tregoi: “Komunikimi mes meje dhe Zhakut mbetet diçka private. Mund t’ju them që ka pasur një agresivitet, ton të ashpër, ofendime dhe komentoi karrierën time, që mu duk gjë qesharake.”