Nita Latifi mbetet një nga banoret më të dashura të publikut në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania.
Një nga ngjarjet më interesante të atij edicioni mbetet nominimi kokë më kokë i Kiarës me Olta Gixharin.
Nominimin e tyre e pati bërë vetë Nita, përmes dy zgjedhjeve që ka pasur në kutinë e pandorës.
Në intervistën e dhënë për ‘Artistët Shqiptarë’, Nita tregon për herë të parë arsyen pse ka zgjedhur pikërisht nominimin mes Kiarës dhe Oltës.
“Edhe kur kom dalë mijëra mesazhe e komente kisha marrë jo ty të kisha shti produksioni, produksioni edhe për të shtëpisë kur i kom pyt ke marrë vetëm një përgjigje mirë o, ti ke mujtë tërë ditën më kajt as orën nuk ta kanë treguar”, është shprehur kënëgtarja
Nita ka thënë se këtë zgjedhje për të luajtur me të fortit.
“Ajo ka qenë një lojë sfidë edhe qëllimi i im ka qenë më lujt më të fortit edhe në zinxhir zgjidhjet e mia kanë qenë ndryshe gjithmonë i kom zgjedh ata që kanë qenë më të rrezikuar me dal prej shtëpisë se kom dasht me u përball të fortit me njëri tjetrin ose të paktën në atë pikë të lojës ku kemi qenë e kom pa të arsyshme se ka pas edhe raste që kom than jo kta po kta tjerët se çdo ditë ka ndryshu situata në shtëpi dhe në atë pikë në atë moment kur mu më është dhënë kutia e pandorës edhe ato dyshe që mu servun thash pse jo ajo ka qenë një vendim qaty për qaty se ti nuk e ke çka po të qëllon te kutia e pandorës”, ka thënë Nita.