Shëndetësi

Një analizë gjaku mund të parashikojë shkallën e rrezikut të sëmundjeve më të zakonshme të zemrës

Shkencëtarët po punojnë për të zhvilluar një metodë të analizës së gjakut që mund të parashikojë shkallën e rrezikut të kardiomiopatisë hipertrofike (HCM), sëmundjes më të zakonshme të zemrës, raporton Guardian.

Miliona njerëz në botë vuajnë nga kjo sëmundje e muskulit të zemrës e shkaktuar nga një ndryshim në një ose më shumë gjene, i cili është kryesisht i trashëgueshëm.

Kjo sëmundje mund të çojë në komplikacione të tilla si arrest kardiak dhe ritëm jonormal të zemrës .

Sipas raportimeve, nuk ka kurë për këtë lloj sëmundjeje të zemrës dhe mjekët nuk e dinë se cilët pacientë janë në rrezikun më të lartë të ndërlikimeve fatale.

Megjithatë, sipas gazetës britanike, shkencëtarët nga universitetet e Harvardit dhe Oksfordit kanë gjetur një mënyrë për të parashikuar këtë rrezik.Një analizë gjaku mund të identifikojë se cilët pacientë janë në rrezik më të madh për ndërlikime.

Në studimin e fundit, shkencëtarët matën nivelin e një proteine, peptidi natriuretik i tipit N-terminal Pro-B, në gjakun e 700 pacientëve me HCM.

Një nivel i lartë i kësaj proteine ​​është një shenjë se zemra po punon shumë intensivisht dhe njerëzit që e kanë atë janë të ekspozuar ndaj një rreziku më të lartë të ndërlikimeve, sipas studimit.

Drejtoresha e Qendrës për Kirurgji Kardiovaskulare në Harvard, Carolyn Ho, tha se ky lloj analize gjaku mund të ndihmojë në ofrimin e terapisë adekuate në kohën e duhur për pacientët që kanë nevojë për të.