2
Pesë anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor janë përfshirë dje në një aksident të rëndë trafiku në Ferizaj.
Rasti ka ndodhur në fshatin Slivovë, në aksident janë përfshirë dy një veturë dhe një autobus.
“Aksident trafiku me lëndime Me datën 17.10.2025 në ora 18:17 në rrugën magjistrale, fshatiSlivovë-Ferizaj Aksident trafiku me lëndime trupore ku ne kete aksident trafiku ishin te pefshira dy automjete : nje veture dhe nje auobus me targa vendore me shoferët M.SH.K. Veç dëmeve materiale lëndime trupore pësojnë shoferi i vetures dhe katër pasagjeret, te cilët pas tretmanit mjeksore ne emërgjencen e Ferizajt, katër persona dërgohen ne Q.K.U.K-Prishtine per tretman te metujeshem mjekesor. Per kete aksident eshte njotuar edhe prokurori kujdestar”, ka konfirmuar për Insajderin, Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Në anën tjetër, Blerton Jakupi nga LDK në Ferizaj, i tha Insajderit se të lënduarit janë anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor.


