Një person ka mbetur i lënduar pasi është goditur me gur në kokë në Mitrovicën e Veriut.
Sipas informacioneve, incidenti ka ndodhur pas një fjalosjeje që viktima kishte me disa persona në rrugën “Knjaz Millosh”.
Si pasojë e goditjes, ai ka pësuar lëndime të lehta trupore.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të arrestuar.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, i cili është iniciuar si “lëndim i lehtë trupor”.
