Lajme

Një burrë në Pejë kërcënon ish-gruan dhe axhën e saj, gjatë një seance gjyqësore

Një burrë ka ofenduar dhe ka kanosur ish-bashkëshorten e tij dhe axhën e saj.

Rasti ka ndodhur gjatë një seance gjyqësore në Pejë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet lënda e rastit me veprat “Dhunë në familje dhe kanosje”.

“Është raportuar se në Gjykatën Themelore në Pejë në sallën e gjykimeve derisa kishte qenë duke u mbajte një seancë gjyqësore lidhur me një rast të mëhershëm, i dyshuari mashkull kosovar i cili në gjykatë për atë rast ka qenë në cilësi të pandehurit, gjatë seancës kur iu kishte dhënë fjala nga gjyqtari i kishte ofenduar dhe kanosur dy viktimat, ish bashkëshorten e tij dhe axhën e saj”, thuhet në raportin e policisë.