Ndikimet planetare të kësaj dite sjellin zhvillime të rëndësishme në karrierë, financa dhe marrëdhënie personale. Sipas astrologut Jorgo Pulla, bashkimi i Hënës së Re me Diellin dhe Mërkurin në retrogradë në shenjën e Gaforres krijon mundësi për oferta të rëndësishme, zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull dhe nisjen e një etape të re.
DASHI
Guvernatori i Dashit është Marsi. Në këndet që jep sot marsi jep mundësi e përshpejtim për ta. Për ju që keni plane, mundësi bjerini pas. Keni mundësi në karrierë, dashuri, marrëdhënie. Një periudhë që do të ndikojë në karrierë. 10-ditëshi i parë më i favorizuar.
DEMI
Duket se Demi ia ka arritur qëllimit. Afërdita ju favorizon dhe duket se do bëni lëvizje. Keni fituar shumë këto kohë, me mundin tuaj, pavarësisht se shumëkujt mund të mos i pëlqejë. Qëndroni me këmbë në tokë, mos merrni përgjegjësi që nuk ju takojnë. Mundësitë dhe koha e duhur për stabilizim dhe konkretizimin e punës janë në të tre dhjetëditëshat.
BINJAKËT
Kontratë afatgjatë për ju. Jeni në gjendje të merrni dy punë në kohë sepse aftësitë tuaja ua lejojnë. Kur keni një problem mos u shqetësoni, mos flisni para kohe. Mundësi të mira për ndryshime dhe vendime.
Intuita e tyre është pak më e zhvilluar. Në çështje shpirtërore me bricjap është perfektja.
GAFORRJA
Keni pasur shumë çështje të lëna pezull, si në punë private, si në shtetërore. Po vjen momenti i gjërave në tavolinë. Jeni të parët, por do keni pak kujdes nga shpërdorimi nga ana financiare. Është një periudhë e mirë për stabilizimin e punës suaj. Ka ardhur koha të dilni mbi sipërfaqe. Keni shumë gjëra në anën tuaj. Jeni ndikuesit më të mirë dhe me më pak fjalë.
LUANI
Koha e duhur për nisma të reja. Një takim i rastësishëm është i rëndësishëm. Për ju që keni probleme ligjore do keni një gëzim. Do ishte perfektja, idealja për të kapur mundësitë sepse është koha më e mirë. Keni disa kënde për zgjidhje. Do ju vijë një ofertë që ju e prisnit dhe do çuditeni. Shkojini pas dhe shumë gjëra do ndryshojnë në jetën tuaj. Në dashuri keni të bëni me ujorë të dhjetëditëshit të tretë.
VIRGJËRESHA
Jeni lodhur shumë për të arritur atë që keni kërkuar. Ka ardhur momenti për t’u vlerësuar. Për ju funksionon, bëni mirë se gjeni mirë. Ju veproni në heshtje. Keni një ndikim shumë të mirë, mbi ndikimin e Afërditës që sjell dhe mundësi të arta në punën tuaj. Do ju kërkojnë të falur për një padrejtësi ndaj jush. Ju shkëlqeni në heshtje. Do keni kujdes këtë javë, nga e mërkura e tutje, do keni mundësi të firmosni disa dokumente: hidhini një sy, mos i firmosni menjëherë. Në dashuri, me peshqit është perfektja.
PESHORJA
Stabilizim dhe mundësi të arta. Startoni sot për punët tuaja. Keni disa takime sot, lidhen me biznesin, me një shtesë në biznes. Zhvillime të reja për atë që doni të arrini, në karrierë dhe punë. Një çështje ligjore ka shkuar në vend tjetër. Janë planetët që bëjnë ndryshimin e madh. Në çështjet shpirtërore, lidhjet me binjakë përpjekja.
AKREPI
Akrepët nuk flasin. E kuptojnë, por nuk e ngrenë zërin. Marrin vendime dhe nuk përtojnë të shkruajnë. Kur vjen momenti i tregojnë me dokumente. Një momentet e mira për ekonominë dhe stabilizimin. Lidhjet me Dem janë më të mirat, sidomos me ata të dhjetëditëshit të dytë.
SHIGJETARI
Një udhëtim i papritur është lumturi. Në dashuri po vjen momenti për lidhje dhe ndryshime të mëdha. Koha është me ju. Këto gjëra që nisin nga sot, deri më 23-24 do të përfundojnë. Ajo për të cilën po lodheni sot, ka vlerë për të ardhmen. Një çështje parash e lënë pezull do të marr drejtim. Në disa plane që keni ju do jeni fitues. Për lidhjet shpirtërore, lidhjet me luanët dhe peshqit janë idealja.
BRICJAPI
Me ndikimet planetare, bricjapët kanë një mundësi të artë. E hëna është një ditë ndikuese. Keni mundësinë të ndiqni atë që doni. Një burim i dytë të ardhurash vjen papritur. Jeni lokomotivë pune. Do keni një mundësi në lëvizje jashtë vendit. Në këtë javë dhe në vazhdim do fillojnë gjërat të realizohen, të ecin përpara. Do ikni shumë larg. Diçka e mirë ndodh për ju. Lidhjet me gaforre e peshq, idealja.
UJORI
Për ujorin është momenti për blerje dhe dashuri të munguara. Në lidhje me blerjet, si të vogla ashtu dhe të mëdha. Është një moment i mirë për të riparë disa kontrata. Momenti i artë në ekonomi. Në çështjet shpirtërore, lidhjet me luanë, idealja.
PESHQIT
Peshqit kanë vuajtur shumë dhe tani fillojnë gjërat të arrijnë ku dëshironi. Do jetë një mundësi dhe një kohë e artë duke nisur nga mëngjesi i sotëm. Takimet bëjini paradite. Keni punën, karrierën, ndryshimin dhe vendimet që do të merrni. Në çështjet e dashurisë, virgjëreshë dhe shigjetarë mundësitë më të mira.
