Një doktor ka thënë se burri dhe gruaja nuk duhet të flenë në të njëjtin shtrat nëse duan të qëndrojnë në formë.
Dr.Karan Rajan, ka dhënë paralajmërimin se gërhitja ose shqetësimi i partnerit në shtrat, mund t’iu çrregullojë gjumin dhe kjo mund të jetë e dëmshme për shëndetin. Gjumi jo i mirë mund të çojë në probleme si fizikisht ashtu edhe mendërisht.
Në një video në TikTok. Dr.Rajan i cili thotë se është kirurg, dhe pedagod në Universitetin e Sunderland, tregon se cikli i gjumit i të gjithëve nuk është i sonkrinizuar.
Dhe nëse jeni duke djersitur gjatë natës? Ky është një tjetër vjedhës i gjumit, sipas Dr.Karan, sepse përqafimi rrit nxehtësinë dhe ngatërron me ftohjen e nevojshme për t’u larguar, raporton Mirror.
“Një nga shkaqet që ju duhet të jeni në gjendje të bini në gjumë, është rënia e temperaturës së trupit. Ndarja e një shtrati rrit nxehtësinë e trupit, kështu që do t’ju duhet më shumë kohë që të bini në gjumë”, tha doktori.