Opinione

Një dokument, një sinjal i madh: Mbështetja amerikane për Kosovën bëhet më e fortë se kurrë

Pjesëmarrja e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, si një nga 19 nënshkruesit e Bordit të Paqes përbën një zhvillim të rëndësishëm politik dhe diplomatik për vendin.

Ky Bord, i themeluar nga ish-presidenti amerikan Donald Trump për të mbështetur rindërtimin e Gazës pas luftës dyvjeçare, shërben si një platformë ndërkombëtare për koordinimin e përpjekjeve për paqe dhe stabilitet. Për Kosovën, angazhimi në një strukturë të tillë paraqet jo vetëm kontribut humanitar, por edhe një mundësi strategjike për forcimin e rolit të saj në arenën globale.

E për këtë pjesëmarrje të Osmanit, për “Bota sot” foli opinionisti Dedë Preqi, i cili tha se kjo ngjarje ka rëndësi të veçantë për vendin tone.

Sipas tij, kjo dëshmon se, për SHBA-në, Kosova vazhdon të jetë partnere e besueshme.

Në kuadër të aktiviteteve ndërkombëtare dhe Forumit Ekonomik Botëror, që mbahet në Davos të Zvicrës, kemi rastin të shohim dhe një nismë shumë të rëndësishme, ku shohim edhe nënshkrimet e shumë vendeve që i bashkangjiten një iniciative të tillë për paqën globale, të inicuar dhe me përkujdesjen e presidentit të SHBA-së, z.Donald Trump.

Image
Dedë Preqi

Do duhej të kemi besim në një organizim të tillë, apo të një parimi optimist nga SHBA-të, që janë në të vërtetë veprues dhe kontribues të këtij profili, së cilës pahezitim do i bashkangjitet edhe presidentja e Kosovës, z.Vjosa Osmani, duke i dhënë shtyes kësaj lëvizje shumë të rëndësishme për sigurinë dhe paqen ndënjerëzore kudo në botë.

Dhe nënshkrimi i një dokumenti të tillë nga presidentja e Kosovës, z.Vjosa Osmani, ka një rëndësi të veçantë për vendin tonë, sepse ndoshta si asnjë vend tjetër nuk e ndien më shumë rëndësinë dhe rolin e paqes se sa ky vend, të cilën populli shqiptar do ta kishte kërkuar me shekuj”, nënvizoi ai.

Krahas kësaj, opinionisti vlerëson se kjo ngjarje, dëshmoi se mbështetja e SHBA-së, është në vazhdimësi dhe bëhet më e fortë për vendin tone.

Madje, konsideroi se ky është hap historic për promovimin e Kosovës në nivel global.

Angazhimi i Kosovës, në këtë nismë të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, do të ishte një hap i fuqishëm dhe ndoshta edhe historik, kur bëhët fjalë në promovimet e paqes globale dhe ndër të tjera edhe një arritje e saj në imperativin e përfocimit të një partneriteti me SHBA-të, së bashkë edhe me vendet tjera.

Edhe më parë, por sikur tani që shohim Kosovën e prezentuar përmes presidentes z.Vjosa Osmani, me lidershipin amerikan z.Donald Trump, duke nënshkruar një dokument aq të rëndësishëm për paqen globale, me përshtypjen se mbështetja e SHBA-së, është në vazhdimësi dhe bëhet më e fortë për vendin tonë, që do të thotë se, dikush e ka krijuar njeriun, por edhe strehen e tij për t’u mbrojtur prej rreziqeve…

Dhe një vizion i tillë i paqes globale, që ka inicuar presidenti Trump, do jetë edhe një fat i madh edhe për Gazën dhe të ardhmen e saj, e cila ka nevojë si kurrnjëherë tjetër për rindërtimin dhe rimëkëmbjen e saj në këto momente nga lufta dy vjeçare e një shkatërrimi total në luftën në mes Izraelit dhe Hamazit”.

Në vazhdim, Preqi potencoi se iniciativa e Trump është më se e duhur për paqen dhe ndalimin e luftërave, derisa tha se është e rëndësishme që Kosova përmes Osmanit kontribuoi në aspektin politik e diplomatik për liri e paqe.

Iniciativa e presidentit Donald Trump, do të ishte një mekanizëm dhe projekt i qëlluar dhe në shërbim të iniciativave tjera, siç është edhe armëpushimi në mes Rusisë dhe Ukrainës, që kërkon edhe një unifikim të përgjithshëm të forcave tjera dhe nga vendet e BE-së, që të veprohet së bashku me SHBA-të, dhe të depërtojnë me optimizëm në shuarjen e kësaj lufte të përgjakshme dhe shdërrimin e saj në liri dhe paqe, dhe në formën e lirë njerëzore.

Prandaj, z.Vjosa Osmani, është njëra ndër nënshkrueset e këtij vizioni dhe Bordi Paqësor, ku qëndron edhe shansi i Kosovës, që të kontribuojë në këtë profil shumë të qëlluar si në aspektin politik, poashtu edhe diplomatik, duke dhënë edhe një mesazh ndërkombëtar se, Kosova dhe njerëzit e saj, e kanë prioritet dhe janë në shërbim të çdo iniciative që sjell vlera dhe qëndrojnë në marrëdhënie të prekshme me realiteti, siq është liria bashkë me paqen ndërnjerëzore”, shtjelloi ai.

Sipas tij, Kosova gëzon mbështetje të plotë dhe respekt për SHBA-në dhe politikat e miratuara nga adiministrata amerikane.

Për këtë, theksoi se, nënshkrimi i kësaj inciative nga Osmani është edhe miratimi i gjithë popullit të Kosovës dhe pro-amerikan.

Ky këndvështrim për Kosovën, mund të shprehet në forma të ndryshme, sikur vendi i jonë do bie në dilemë, nëse shumica e vendeve kryesore të BE-së, akoma nuk e kanë nëshkruar këtë iniciativë dhe projekt të presidentit Trump, por me respektin që gëzon Kosova, për SHBA-të, në njërën anë, me gjithë respektin edhe për BE-në, në anën tjetër, në të cilën ekziston qenja e këtij vendi.

Por thjeshtë nga fakti i të qenit shtet i lirë dhe sovran në territorin e vet Kosova, këtë do ta garantonte vetëm SHBA-ja, dhe jo vetëm në profile të tilla, por edhe në shumë gjëra të tjera, që janë të planifikuara nga SHBA-të, e kanë të kapshme dhe të përceptueshme kërkesat dhe të drejtat e popullit të këtij vendi, duke nënkuptuar rëndësinë dhe përvojën e hidhur, që ka përjetuar populli i këtij vendi në mungesë të kësaj shpreheje, apo iniciativave të tilla njerëzore.

Prandaj, nënshkrimi i kësaj iniciative të presidentit Donald Trump nga presidentja e Kosovës, z. Vjosa Osmani, është edhe miratimi i gjithë popullit të Kosovës dhe pro-amerikan, që një ditë do ta miratojë edhe Kuvendi Kosovës, sa më parë, që do jetë e mundur krijimi i qeverisë së re dhe institucioneve të vendit”, përmbylli Dedë Preqi për “Bota sot”.

Të Ngjashme